Home » Futboll » Drogba nuk ka hequr dorë nga ëndrra e tij, Serie A

Drogba nuk ka hequr dorë nga ëndrra e tij, Serie A

Britain Soccer Champions LeagueLondër, 1 dhjetor – Sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba nuk ka hequr dorë nga ëndrra e tij për të shijuar futbollin në Serie A.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka insistuar se një ditë do të jetë në futbollin italian, por jo si futbollist. Drogba 31-vjeçar do të jetë në krye të ndonjë skuadra italiane si trajner, shkruan të martën gazeta italiane “Tuttosport”. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Drogba, duke bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga stadiumi “Stamford Bridge” posaçërisht tash kur në krye të ekipit është trajneri italian Carlo Ancelotti.

“Kushedi, ndoshta pas dhjetë vjetëve do të transferohem në Itali dhe atëherë do të jem shumë i vjetër të luajë. Mirëpo, atëherë do të jem trajner i një ekipi italian”, ka thënë Drogba. “Me vjen keq për të gjitha ekipet italiane që kanë bërë oferta për mua, por unë e kam ndërmend të qëndrojë te Chelsea. Sapo kam rinovuar kontratën time edhe për tri vjet. Nuk lëvizë nga këtu deri në fund të saj”.

Bazuar në kontratën e re, Drogba do të jetë pjesë e ekipit londinez deri në qershorin e vitit 2015.
Ai ka zbuluar edhe ofertat nga Inter e Milan dhe u ka kërkuar falje publike të gjithëve për vendimin e tij. Drogba foli edhe për pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Bregut të Fildishtë në Kampionatin Botëror, që mbahet në Afrikën e Jugut. Sipas tij, vetëm tri Përfaqësuese mund të prishin llogarit e Bregut të Fildishtë.

“Është e vërtetë se kam qenë në kontakte me dy ekipet italiane, pra më vjen keq milanez për vendimin tim”, tha ai. “Në vitin 2006 nuk patëm fat në grupe, kësaj here shpresoj të mos përsëritet gjëja e njëjtë. Dua të evitojmë Brazilin, Gjermanin dhe Anglinë. Sa për tjerat, pa problem do t’i përballojmë”.

Drogba tha se Chelsea është favoriti kryesor për titullin e kampionit në Premier League. Aktualisht londinezët prijnë në klasifikim me 36 pikë, duke lënë pas vetes Manchester Unitedin me 31 sosh.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni