Home » Volejboll » Drita ndeshet me “ASPTT Mulhouse Volley”

Drita ndeshet me “ASPTT Mulhouse Volley”

Klubi i volejbollit Drita nga Gjilani, në konkurrencën e femrave, e ka të njohur edhe rivalen që do të takohen më 19-20 janar, ajo është klubi i elitës franceze, “ASPTT Mulhouse Volley” nga Mulhouse.

Kjo skuadër franceze zë vendin e tretë në elitën e volejbollit francez.

“Ftesa ka ardhur nga Federata e Volejbollit të Francës për pjesëmarrje në një turne në rajonin e Alsace, përkatësisht do të zhvillohet në qytetin Mulhouse, ku mikpritës do të jetë klubi i njohur francez “ASPTT Mulhouse Volley” që garon në ligën e Francës dhe gjithashtu është pjesëmarrëse në garat e Evropës përkatësisht ligën e kampionëve”, tha Agim Zuzaku, kryetar i klubit gjilanas, në konferencë me gazetarë.

Ai shtoi: “Tani gjithçka është në fazën përfundimtare. Jemi në përfundim të procedurave për pajisje me viza ku pritet që në fund të javës i gjithë delegacioni që do të udhëtojë në Francë të pajiset me viza. Ftesa nga Federata Franceze e Volejbollit është e rëndësisë së veçantë, kur e dimë nivelin e volejbollit të Francës dhe ndikimin e saj në ndërkombëtarizimin dhe pranimin e Kosovës në Federatën Evropiane të Volejbollit.

Delegacioni do të jetë në përbërje të kryetarit të Federatës së Kosovës Musa Selimi, kryetarit të klubit të volejbollit Drita Agim Zuzaku, zyrtarit për sport në KK të Gjilanit Bali Sahiti, shtabit teknik në krye me Lorik Ilazi dhe voeljbollistet.

Përveç pjesëmarrjes në këtë turne, Drita do të miqësohet me rajonin e Alsace, përkatësisht me klubin e volejbollit “ASPTT Mulhouse Volley”, ku në të ardhmen do të shkëmbejnë përvoja të ndërsjella në mes këtyre dy klubeve. Ky nuk është projekti i parë që menaxhohet nga zyrtari për sport Sahiti mirëpo, është vazhdimësi e projekteve të mëhershme që janë zhvilluar në mes të klubeve nga Gjilani dhe rajonit Alsace.

Është një privilegj i madh që të miqësohesh me një nga klubet më të mëdha evropiane e cila edhe merr pjesë në garat e Kupës së Evropës dhe e cila gjendet në krye të tabelës në ligën më të fortë të Francës”. Zuzaku tha se e dinë cilësinë e skuadrës franceze.

“Ne e dimë nivelin e volejbollit të Kosovës dhe jemi të vetëdijshëm që nuk mund të krahasohemi me këtë nivel të volejbollit francez, duke i pasur parasysh kushtet në të cilat zhvillohet volejbolli në Kosovë. Mirëpo, duke e ditur që ne nuk do ti mbrojmë vetëm ngjyrat e klubit Drita, por edhe do ta përfaqësojmë nivelin e volejbollit të Kosovës”, theksoi Zuzaku.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni