Home » Kampionati Gjerman » Dortmundi shikon dritë në fund të tunelit

Dortmundi shikon dritë në fund të tunelit

Dortmundi shikon dritë në fund të tunelitTifozët e Dortmundit tashmë mund të qetësohen sepse pas dicka më shumë se dy muajsh Borussia gjeti sërish rrugën e fitores në Bundesligë.

Bayerni i Mynihut gjen më fund buzqeshjen. Pas vetëm 1 pike të koleksionuar në dy ndeshjet e fundit bavarezët morën fitoren e parë për vitin 2015 në Bundesligë pasi ja dolën të mposhtnin në Mercedes Benz Arena 2-0 Shtugartin.

Mjaftuan dy gola spektakolarë të realizuar nga njeriu i momentit te Bayerni holandezi Arjen Robben dhe David Alaba për të rikthyer qetësinë në kampin e kampionëve të Gjermanisë.

Shtutgarti i Hub Stevens u përpoq tia bënte gjërat të vështira skuadrës së Guardiolës, por vendasit nuk mund të bënin asgjë përballë klasit të një lojtari si Robben në minutën e 41-të.

Kombinim fantastik i holandezit me të riun Weiser dhe më pas goditja e 30-vjecarit nuk ka shumë nevojë për koment. Ulereich u detyrua ta nxirrte topin nga rrjeta ndërsa Bayerni pas kësaj predhe të Robben e pa veten në avantazh 0-1.

Për të vulosur fitoren e të besuarve të Pep Guardiolës mendoi i rikthyeri i madh i 2015-s te Bajerni austriaku David Alaba.

Ekzekutim perfekt i Alabas nga goditja standarte dhe rezultati shkoi në 0-2 për Bayernin. Deri në fund sfida e Mercedes Benz Arena nuk pati më histori.

Bavarezët ruajnë kështu diferencën prej tetë pikësh me Wolsburgun në krye të klasfikimit edhe pse ujqërit nuk hasën vështirësi përballë Hoffenheim-it duke i mposhtur këta të fundit me shifrat 3-0, falë një dygolëshi të Kevin De Bryune dhe një finalizmi të Bas Dost.

Edhe pritja e ka një fund. Tifozët e Dortmundit tashmë mund të qetësohen sepse pas dicka më shumë se dy muajsh Borussia gjeti sërish rrugën e fitores në Bundesligë dhe iu largua vendit të fundit në klasfikim.

Verdhezinjtë e Klopp triumfuan me rezultatin 3-0 në transfertën e Freiburgut duke u ngjitur në vendin e 16-të në kuotën e 19 pikëve.

Reus në minutën e 9-të dhe Aubameyang që realizoi dy herë në pjesën e dytë ishin autorët e golave për Dortmundin. Përfundoi me rrjeta të paprekura derbi i shqiptarëve që pa si protagonist vetëm Alban Mehën.

Kolni dhe Paderborni barazuan 0-0 mes tyre në Rhein Energie Stadion me mesfushorin shqiptar që luajti për 88 minuta duke zhvilluar një paraqitje të mirë ndërsa Mavraj nuk zbriti për asnjë moment në fushë. Fitore edhe për Herthën e Berlinit që mundi në transfertë 2-0 Mainzin.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni