Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Domencech është i bindur në fitore

Domencech është i bindur në fitore

5809031Selektori i Francës Raymond Domenech, mezi pret ndeshjen e kthimit kundër Republikës së Iralndës e cila të mërkurën nga ora 21:00 do të zhvillohet në Paris.

Trekolorët në ndeshjen e parë të zhvilluar në Dublin, shënuan fitore me rezultat 1:0, ndërsa selektori kontravers beson se ekipi i tij në shtëpi do t shënoj fitore edhe më bindëse.

“Mezi po e pres atë ndeshje, shpresoj se ashtu ndihen edhe futbollistët e mi.

Jemi edhe më të uritur për fitore pasi synojmë kualifikimin” ka thënë Domenech për mediat e ndryshme që tashmë janë stacionuar në kryeqytetin francez.

Në dallim me ndeshjen e parë një herë kampioni i botës do të paraqitet me një formacion më ndryshme pasi Abidal dhe Toulalan, do të mungojnë për shkak të lëndimit, derisa akoma nuk dihet se kush do ti zëvendësoj ata.

Nga ana tjetër Irlanda e drejtuar nga strategu italian Giovanni Trapatonni, pritet të luaj me formacioninmë të fortë dhe ky fakt ka shtuar apetitet e Irlandezëve për një rezultat pozitiv.

Me përjashtim të vitit 1994 kur Franca kishte dështur për tu kualifikuar në botërorin e mbajtur në SHBA, Trekolorët në 17-të kampionatet tjera kanë qenë prezent dhe atë qëllim e kanë edhe tash.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni