Home » Hendboll » Dobroshi: Cilësia është në ngritje

Dobroshi: Cilësia është në ngritje

Hektor Dobroshi, që llogaritet një nga portierët më të talentuar në Kosovë, ka thënë se edhe për një kohë do t’i qëndrojë besnik klubin kampion, Prishtinës në hendboll.

“Në stinorin vjeshtor kemi pasur ngritje në cilësi të lojës, por realisht titulli i vjeshtës na iku për një fije floku në ndeshjen me Kastriotin. Dihet se ndeshjen e humbën më shumë si shkak i lëndimit të hendbollistit kryesor, Arben Parduzit sesa e meritojë fitoren Kastrioti.

Mendoj se në pranverë do të luajmë më fortë dhe do të mbrojmë titullin e kampionit. Sa i përket kalimit në ndonjë klub tjetër, hëpërhë nuk do ta kisha ndërruar Prishtinën, pasi që ka edhe kushtet më të mira”, tha Dobroshi. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni