Home » Futboll » Djalë hasreti, si i gënjeu prindërit?

Djalë hasreti, si i gënjeu prindërit?

Në cilën ndeshje i kërkuan autografe dhe kush e nxori nga gjithë ajo rrëmojë para teshatores? Kush ia ndaloi të merret me futboll? Kush ishte sebep dhe si u bë futbollist?

Astrit Fazliu, i vetmi djalë në familjen e Shefqet Fazliut, si fëmijë ka qenë merakli i futbollit. Astriti si fëmijë e ka pasur të ndaluar rreptësishtë futbollin. Ai pati talent jo vetëm për futboll, por edhe për t’i mashtruar prindërit. Sillu e mbështillu, në fund gjeti formulën si t’i gënjejë prindërit.

Ai tregon pa dorëza sesi e ka gënjyer familjen për të shkuar në stërvitje. “Edhe rrenës ia pashë hairin”, qesh Astriti! “Tashmë po luaj për Prishtinën. Të gënjesh thonë nuk është mirë, por ia vlen nganjëherë”, shtoi Fazliu. “Unë fillimin e karrierës si futbollist me të vërtetë e kam pasur të vështirë.

Të luaj futboll pata vendosur kur qeshë në klasën e nëntë dhe nisa të hulumtoj që ta gjej një skuadër. Sebep u bë një shok imi i ngushtë, Besnik Salihu. Ai ma bëri mendjen top dhe tha se vetëm me futboll do të duhej të merrem. Ai në të gjitha pikëpamjet më ka ndihmuar, madje edhe financiarisht. E nisa në KF Kastriotin e Varoshit nga Ferizaj. Mirë e nisa, por gati m’u kthye në dëshpërim.

Nisën probleme në familje, sepse ata s’kishin dëshirë që unë të luaj futboll. Arsye ka qenë se isha i djalë hasret. Ata mendonin se do ta lëndoj këmbën ose diçka tjetër më keq do të më ndodhë në futboll. Kur ma ndaluan futbollin m’u duk se më ra qielli mbi kokë. Mendova thellë dhe gjeta formulën si të gënjej.

Nuk mund t’i numëroj sa herë i gënjeva prindërit se po shkoj te një shok për të ndenjur, e andej e këndej. Ama unë nuk kam shkuar te shoku, por në stërvitje me Kastriotin. Kur kalova te kadetët morën vesh familja, njëherë u bënë nervozë, por ndërkohë ndërruan mendjen.

U pajtuan që më në fund të luaj futboll. Pas pak më ftuan në KF Ferizaj. Shkuam në Prizren atë kohë në një turne futbolli dhe trajneri më la rezervë. Ishim duke humbur 1:0. Trajneri nuk kishte zgjidhje tjetër dhe më inkuadroi në lojë ta provoj fatin. sapo hyra në lojë më punoi fati mirë dhe shënova dy gola, si dhe asistova edhe në dy të tjerë.

E fituam ndeshjen dhe nga aty trajnerit i hyra në zemër. Rexhep Murseli më ftoi në skuadrën e juniorëve të Ferizajt dhe në stinorin e parë shënova 20 gola. Ia pashë hairin dhe kalova te seniorët. Si 17-vjeçar u tregova shumë i suksesshëm dhe pas pak më ftuan edhe në kombëtaren U-21 të Kosovës. Nisën oferta, kalova në Trepçë, pastaj u ktheva në Ferizaj dhe në fund kalova në KF Prishtinën, ku jam edhe tash”,-tha Fazliu.

Futbollisti i spikatur në vitin 2009 ka pasur edhe një veçori interesante. I kërkuan autografe madje një çift nga Gjermania edhe kishin qarë. “Ishte ndeshje shumë me rëndësi për mua kundër Hysit, e vlefshme për finalen e Superkupës së Kosovës.

Në këtë ndeshje hyra në pjesën e dytë dhe shënova tre gola. Pas ndeshjes kishte shumë adhurues, e disa prej tyre që nuk më lejuan as brenda të hyjë në teshatore. Ata kërkoni të fotografohem me ta, autografe, pastaj edhe disa mbrojtëse të këmbës.

Mi morën çorapët, pastaj ka qenë interesant se një djalë dhe një vajzë kishin pas ardhur në pushim nga Gjermania dhe qanin nga gëzimi i fitores, por ndërkohë kërkuan edhe fanellën time. Policia më ka ndihmuar shumë për t’u futur teshatore, sepse ka qenë shumë tollovi. Ka qenë për mua një ditë e paharruar, dhe nuk e njihja veten, si u bëra i famshëm për një lojë?!”, tha Fazliu. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

1 Response to " Djalë hasreti, si i gënjeu prindërit? "

  1. bujari says:

    hallall i koft se i madh esht veq kush ja ka inati po veq duhet me punu ma shum trenerat me ta se i pa zevendsushum esht bravo veq vazdho keshtu

Komentoni