Home » Kampionati Shqiptar » Dinamo sërish zhgënjeu

Dinamo sërish zhgënjeu

Përfundoi java e 17-të e Superligës së Shqipërisë në futboll, me tri ndeshjet e fundit, ndërkohë që tri të parat u luajtën një ditë më parë.

Edhe kësaj here, pas humbjes shokuese në Peqin, 4:0, javën e kaluar, Dinamo ka zhgënjyer në lojën e saj. Madje, vetëm penalltia e diskutueshme, e kontestuar fuqishëm nga kurbinasit, e dhënë në minutën e 92-të të lojës, në kohën shtesë, nga gjyqtari Lorenc Jemini, e ka shpëtuar Dinamon nga humbja e dytë radhazi.

Gjatë 90 minutave, kryesuesit e kampionatit janë shfaqur të mpirë, konfuzë në aksionet e tyre, me pasiguri të mëdha në prapavijë dhe me shumë pak rrezikshmëri në fazën ofensive.

Nga ana tjetër, Laçi është paraqitur i zhdërvjellët, me kombinacione të bukura dhe të sakta mes lojtarëve, duke dalë në kundërsulm mjaft rrezikshëm. E ka gjetur golin e epërsisë me sulmuesin e tij kryesor, Arlind Nora, në minutën e 12-të.

Gjirokastriti i është vjedhur bukur mbrojtjes blu, duke shënuar një gol të zgjuar. Kur pritej që Dinamo të reagonte, ka ndodhur e kundërta. Eshtë Laçi që vijon me lojën e tij, duke kundërsulmuar dhe vënë disa herë të tjera në rrezik serioz portierin Kotorri.

Madje, vetëm mungesa e konkludimit i ka munguar skuadrës mike, për ta thelluar më tej rezultatin. Dinamo vijon të mos dalë në lojën e saj, repartet janë të shkëputura nga njëra-tjetra, ndërsa mbrojtja çahet pa problem nga sulmuesit kurbinas.

Në radhët e Lacit spikat organizatori Emiljano Veliaj, ndërkohë që Nora e vë përherë në alarm prapavijën dinamovite. Trajneri Muca bën ndërrimet që i lejohen, duke përforcuar manovrën sulmuese, por nuk është dita e Dinamos.

Loja shkon sipas “muzikës“ së Laçit, deri në minutën e 92-të, kur gjyqtari kryesor akordon një penallti të dyshimtë, e cila është kontestuar fuqishëm nga drejtuesit e Lacit.

Madje presidenti Laska ka shfryrë fort ndaj dy zyrtarëve të FSHF-së, të pranishëm në këtë ndeshje, Ilir Shulkut dhe Hito Hitajt, duke qëlluar me shqelma bankinën ku qëndronin ata.

Kujtojmë se më përpara, kryesori Jemini kishte akorduar një tjetër penallti, por ishte anësori Qirici, ai që e anuloi atë, për pozicion jashtë loje.

Përfundimisht, ndeshja Dinamo-Laçi mbyllet në barazim 1:1, me një lojë tepër të dobët të kryesuesve të kampionatit, ndërsa nga ana tjetër, Laçi u shfaq mjaft kompakt dhe i vendosur mirë në fushë, të cilit i iku, sipas tyre padrejtësisht, 3-pikëshi nga duart.

Në Kavajë, ndjekësja më e afërt e Dinamos, Besa, ka fituar minimalisht 1:0 ndaj Gramozit debutues në superligë. Ka qenë korcari Dhëmbi, i cili ka vulosur fatin e kësaj ndeshjeje në minutën e 14-të.

Kolonjarët kanë bërë çmos për të barazuar, por këmbëngulja e vendasve dhe fusha tejet e keqe e stadiumit të Besës nuk i ka lënë skuadrat të bëjnë më shumë. Kujtojmë se për secilën skuadër ka patur nga një karton të kuq.

Në fundin e pjesës së parë është ndëshkuar portieri Shehi, për Besën, ndërsa në pjesën e dytë Goshevski për Gramozin. Sidoqoftë, Besa ka marrë 3 pikë të arta, duke iu afruar edhe më Dinamos, pasi kjo e fundit u ndal me barazim në shtëpi me Laçin.

Në Durrës, Teuta e drejtuar nga Mirel Josa ka mundur 1:0 Shkumbinin. Goli i Hysenit, shënuar në limitin e pjesës së parë, ka mbetur i pandryshuar deri në fund. Ekuilibër në lojë, më sulme e kundërsulme nga të dyja palët, por që fatin e ndeshjes e ka përcaktuar ai gol i vetëm, që mban autorësinë e Hysenit.

Tri pikë me shumë vlera për “djemtë e detit”, që pozicionohen në mesin e renditjes, duke e mbyllur vitin 2009 mjaft komodë.

Rezultatet

Kastrioti-Tirana 0:1

Apolonia-Skënderbeu 1:1

Vllaznia-Flamurtari 2:2

Dinamo-Laçi 1:1

Besa-Gramozi 1:0

Teuta-Shkumbini 1:0

Tabela

1. Dinamo 17 13 3 1 32:14 42

2. Besa 16 8 6 2 15:7 30

3. Tirana 17 8 5 4 20:13 29

4. Apolonia 17 7 4 6 25:22 25

5. Teuta 17 8 1 8 18:22 25

6. Shkumbini 17 6 3 8 19:19 21

7. Laçi 17 5 6 6 16:17 21

8. Kastrioti 17 5 4 8 16:19 19

9. Vllaznia 17 5 4 8 16:22 19

10. Skënderbeu 16 3 6 7 17:21 15

11. Flamurtari 17 3 6 8 13:21 15

12. Gramozi 17 3 6 8 11:21 15 /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni