Home » Kampionati Shqiptar » Dinamo ipa ndalshëm

Dinamo ipa ndalshëm

mediumsquareSkuadra e Dinamos ka dëshmuar se nuk është rastësisht në krye të klasifikimit në Superligën e Shqipërisë. Dinamo të mërkurën, në kuadër të javës së 15-të, ka mposhtur skuadrën e Vllaznisë me rezultat 4:2.

Kjo ndeshje ishte derbi i kësaj jave, ndërsa pjesë e ekipit shkodran janë futbollistët kosovarë: Ilir Nallbani, Blerim Rrustemi e Fetim Kasapi. Me këtë fitore Dinamo forcohet në krye të tabelës me 38 pikë dhe njëherësh është favoriti kryesor për titullin e kampionit.

Në vendin e dytë është Besa e Kavajës me 26 pikë, që të enjten (sot) luan kundër Tiranës. Te ekipi kavajas aktivizohen kosovarët Alban Dragusha e Liridon Leci. Të gjitha ndeshjet që janë zhvilluar të mërkurën kanë përfunduar me fitoret e ekipeve vendase.

Gramozi – Skenderbeu 2:0, Apolonia – Laçi 2:0, Kastrioti – Shkumbini 4:1 dhe Teuta – Flamurtari 1:0.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni