Home » Basketboll » Dikush do të largohet

Dikush do të largohet

Basketbollistët e Trepçës nga Mitrovica që tri javë kanë filluar përgatitjet për edicionin e ri, por jo me trajnerin Milçe Mitev, por me Ahmet Behramin, Artan Mehmetin e Bujar Begun.

Drejtori i klubit, Besim Braha, tha se që tri javë kanë nisur punët në klub. “Trepça është klub me traditë të basketbollit dhe ka nisur përgatitjet individuale. Ato zhvillohen në palestrën e sportit ‘Minatori’”, ka thënë Braha. Trepça kampionatin që shkoi mbeti pa titullin e kampionit, por edhe pa trofeun e kupës së Republikës së Kosovës. edicionin e sapo lënë pas mitrovicasi u ballafaquan me një mori telashe në drejtime të ndryshme, por shpresojnë se kampionati i ri do t’i pret më me pak probleme. Në stërvitje janë të përfshirë të gjithë basketbollistët vendas, por asnjëri nga të huajt. Përveç basketbollistëve të huaj, mungon edhe trajneri Milçe Mitev.

“Trepça kryesisht ka nisur përgatitjet me basketbollistë vendas dhe pa asnjë të huaj. Kemi liruar trajnerin Mitev, por edhe basketbollistët Lozançiç, Pelto. Tasovski. Të përqendruar jemi me basketbollist vendas, por strategjia jonë është që t’i japim hapësirë edhe basketbollistëve të rinj”, tha Braha. Është fjala për pastrime të basketbollistëve të huaj apo llogarisin më vonë t’i kthejnë në klub? Braha tha se nuk është ende përfundimtare, ka gjasa, sipas tij, njëri prej basketbollistëve që të rikthehet, por dikush do të largohet. Në pyetjen drejtuar Brahës, se Behrami është emëruar trajner i ri?

Ai tha: “Jo. Behrami do të ketë të njëjtin funksion si Mehmeti e Begu dhe që të tretë do të punojmë bashkërisht në përgatitjen e skuadrës”, nënvizoi Braha. Drejtori i klubit nuk sqaroi asgjë se do të emërohet trajneri i ri në ditët e ardhshme apo do të mbetet ky staf që punon në përgatitje. Trepça edicionin e kaluar ka investuar mjaft mjete financiare. Braha tha se nuk e kanë nxjerr edhe statistikën e saktë të shpenzimeve, por sipas tij, kanë shpenzuar rreth 100 mijë euro. “Kemi shpenzuar mjaft, por këto do të jenë më të vogla në kampionatin e ri. Do të shikohet mundësia e zvogëlimit të shpenzimeve për kampionatin e ri, sepse nuk ia vlen të bësh shpenzime të mëdha. Po ashtu edhe pagat do të zvogëlohen të basketbollistëve, por sa për qind do të vendoset në mbledhjen e kryesisë së klubit”, tha Braha.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni