Home » Liga e Kampionëve » Diego: Duhet të punojmë më shumë në stërvitje dhe të përmirësohemi

Diego: Duhet të punojmë më shumë në stërvitje dhe të përmirësohemi

Diego_tristeFutbollisti i Juventusit është i zhgënjyer me eliminimin e skuadrës së tij ka Champions Leagua dhe tashmë beteja i ka mbetur që të luftojnë në garat e Europa Leagua.

Humbja turpëruese nga Bayerni me shifra 1:4 ka zhgënjyer dhe inatosur adhuruesit e skuadrës “Zonja e Vjetër”. Diego humbte topin vazhdimisht në takimin me Bayernin dhe u fishkëllye kur u zëvendësua nga trajneri.

“Adhuruesit kishin të drejtë të më fishkëllejnë, pasi ne ia dolëm keq dhe është normale që ata të protestojnë. Unë jam i pari që them se duhet të luajmë më mirë. Ne duhet të punojmë më shumë në stërvitje dhe të përmirësohemi”, tha Diego.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni