Home » Futboll » Dhunë në futbollin bolivian

Dhunë në futbollin bolivian

soccer_ball_grassTarija, 16 dhjetor – Ka shpërthyer sërish dhuna në stadiumet boliviane, duke u përfshirë edhe kësaj radhe tifozët, të cilët sulmuan skuadrën mysafire pasi ajo shënoi golin e barazimit.
Të pakënaqur me rezultatin dhe me gjendjen e ekipit të tyre, tifozët vendës kanë gjuajtur gurë dhe objekte të tjera në drejtim të lojtarëve të Wilstermannit.
Në këtë sulm më së keqi e pësoi portieri i kësaj skuadre, Dennis Cartagena, që u godit në fytyrë nga tifozët vendës.
Skuadra mysafire shpejt u largua nga fusha, derisa tifozët filluan të përleshen me forcat policore në stadium.
Kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin Tarija, ku u ndeshën ekipi lokal Ciclon me Wilstermannin, në ndeshjen që përfundoi pa fitues, rezultat ky që nuk i mjaftonte Ciclonit të siguroi inkuadrimin në elitën e futbollit bolivian.
Ndeshja vendimtare do të zhvillohet sot në Cochabamba.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni