Home » Futboll » Dhjetë shënjestrat kryesore të afatit të janarit

Dhjetë shënjestrat kryesore të afatit të janarit

topdhjete3Londër, 7 dhjetor – Afati kalimtar i janarit po afrohet, ndërsa spekulimet për kalimet e futbollistëve po intensifikohen. Shumë lojtarë janë të pakënaqur me situatën e tyre në klubet e tanishme, disa nuk po gjejnë hapësirën që kërkojnë e disa duan skuadra më të mëdha.
Ja dhjetë shënjestrat kryesore të klubeve që kanë para për të bërë pazar.
mst: 10. Roman Pavlyuchenko – Tottenham
Sulmuesi rus ende nuk është përshtatur në futbollin anglez dhe me mënyrën e jetës në këtë vend. Si po ecin gjërat edhe nuk do të përshtatet fare me futbollin e as me jetën në Angli. Trajneri Harry Redknapp ia pati ofruar Pavlyuchenkos mundësinë që të dëshmohej, mirëpo rusi nuk  e shfrytëzoi rastin si duhet. Pavlyuchenko pas minutazhës së vogël në Tottenham ka humbur vendin në përbërjen bazë edhe te Përfaqësuesja e Rusisë. Për t’u kthyer në përfaqësuese ai duhet të luajë rregullisht. Një kalim në një skuadër tjetër angleze është pak i besueshëm. Për shërbimet e tij po interesohet Roma, po ashtu edhe Zeniti rus. Pavlyuchenko është më tepër i interesuar të rikthehet në vendlindje.
mst: 9. Marouane Chamakh – Bordeaux
Largimi i yllit maroken Marouane Chamakh nga kampioni i Francës, Bordeaux, dukej shumë i mundshëm qysh në verë. Chamakh kishte insistuar për kalim në ndonjërën nga skuadrat e Premier Leagues. Për të interesoheshin Arsenal dhe Sunderland, mirëpo në fund mbeti në Bordeaux. Interesimet për Chamakhin po vazhdojnë. Juventusi është duke insistuar ta transferojë në Torino. Po ashtu për shërbimet e tij është duke u interesuar edhe West Hami. West Ham edhe pse në vështirësi financiare shpreson se me shitjen e kapitenit Matthew Upson të mbledhë paratë për të blerë Chamakhin.
mst: 8. Luca Toni – Bayern Munchen
Sulmuesi italian Luca Toni është në situatë të njëjtë si Pavlyuchenko. Madje Toni së fundi edhe pati një mosmarrëveshje me trajnerin Louis van Gaal. Ai u gjobit nga klubi. Toni këtë stinor me ardhjen e Mario Gomezit dhe Ivica Oliqit ka humbur vendin në përbërjen bazë të Bayernit. Ai insiston të largohet nga “bavarezët”, ndërsa shumë i mundshëm është kalimi në radhët e Romës. Po ashtu për të po interesohet edhe West Hami. Atje është trajner shoku i ngushtë i Tonit, Gianfranco Zola.
mst: 7. Rafael Van der Vaart – Real Madrid
“Pastrimi veror” i holandezëve nga Real Madridi nuk preku Rafael Van der Vaartin. Mesfushori pati insistuar të mbetej në Real dhe të luftonte për një vend. Mirëpo pasi që gjatë stinorit vjeshtor nuk ka fituar besimin e trajnerit Manuel Pellegrini, ai pritet të gjejë skuadër tjetër në janar. Van der Vaart këtë stinor nuk ka luajtur fare në Ligën e Kampionëve dhe do të ishte përforcim ideal për skuadrat e njohura që luajnë në Ligën e Kampionëve, pasi do të kishte të drejtë garimi. Për shërbimet e Van der Vaarit më së shumti interesim po tregon ish-skuadra e tij, Hamburg.

mst: 6. Luis Suarez – Ajax

Reprezentuesi i Uruguait, Luis Suarez, është futbollisti më i mirë në radhët e Ajaxit. 22-vjeçari është kapiten i Ajaxit, ndërsa luan në pozitën e sulmuesit dhe të lojtarit të krahut. Teknika e tij fenomenale dhe efikasiteti i tij para golit u ka rënë në sy gjigantëve të futbollit evropian, si Barcelona, Milan dhe Inter. Për të po interesohen edhe skuadrat e mëdha angleze: Manchester United e Liverpool. Dy klubet angleze kanë bërë ofertat e tyre në vlerë prej 15 milionë eurosh.
mst: 5. Sergio ‘Kun’ Aguero – Atletico Madrid
Sergio Aguero pati deklaruar më herët se është i kënaqur në Atletico Madrid dhe se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi, por kjo porosi nuk është kuptuar nga skuadrat që e dëshirojnë atë në radhët e veta. Situata e vështirë në klub dhe forma e dobët këtë stinor, mund të shtyjnë Agueron të largohet nga Atletico. Më së shumti interes për të po tregon Chelsea, që mendon të ofrojë 45 milionë euro për reprezentuesin e Argjentinës.
“Nëse Chelsea, Manchester City dhe Inter bëjnë oferta serioze, atëherë Atletico do të detyrohet ta shesë Agueron. Kështu e ka futbolli”, ka thënë vjehrri i Agueros, legjenda Diego Maradona.

mst: 4. Javier Mascherano – Liverpool

Mediat angleze njoftojnë se kapiteni i Përfaqësueses së Argjentinës ka refuzuar të firmosë kontratën e re me Liverpoolin. Kjo nuk është ndonjë befasi, pasi para një viti ai pati firmosur kontratë katërvjeçare. Mirëpo nëse merren parasysh problemet që ka Liverpooli, mund të ndodhë që trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, të tentojë sërish në janar të transferojë Mascheranon në “Camp Nou”. Barcelona pati tentuar të transferonte Mascheranon gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo pa sukses.

mst: 3. David Silva – Valencia

Mesfushori i shpejtë David Silva deri tash nuk ka shprehur publikisht dëshirën për t’u larguar nga Valencia. Mirëpo Valencia vazhdon të mbetet në telashe financiare dhe mund të ndodhë që zyrtarët e klubit të detyrohen të shesin reprezentuesin e Spanjës. Vetë zyrtarët e klubit thonë se nëse nuk rregullohen kushtet, atëherë duhet të shesin Silvan dhe bashkëlojtarin e tij David Villa. Silva 23-vjeçar nuk është gjithmonë pjesë e formacionit bazë të Spanjës. Mirëpo ai sigurisht është njëri prej mesfushorëve të krahut më të mirë në botë. Është e vështirë të gjendet një skuadër që nuk do ta dëshironte Silvan si përforcim.

mst: 2. Davi Villa – Valencia

Situata e David Villas është gati identike me atë të bashkëlojtarit të tij David Silva. Villa vlerësohet rreth 45 milionë euro në tregun botëror. Ai ka shprehur dëshirën që deri në fund të karrierës të mbetet në Spanjë dhe skuadrat e vetme që mund të përballojnë një dëmshpërblim prej 45 milionë eurosh pa problem janë Real Madrid e Barcelona. Reali në verë pati tentuar të transferonte Villan, mirëpo fare në fund dështoi transferi. Reali gjatë verës transferoi lojtarë të shumtë ofansivë dhe është e vështirë që të bëjë të njëjtën gjë edhe në janar. Kështu që opcion i vetëm i mundshëm për Villan në Spanjë mbetet Barcelona.

mst: 1. Franck Ribery – Bayern Munchen

Bayern Muncheni insiston se nuk do ta shesë Franck Riberyn në afatin kalimtar të janarit. Mirëpo fjalët edhe mund “të haheh” nëse oferta është e madhe për të. Chelsea është duke insistuar për yllin francez, mirëpo opsion i mundshëm është edhe Real Madridi. Real Madridi gjatë verës pati bërë ofertë për reprezentuesin e Francës, mirëpo ajo u refuzua. Po ashtu i interesuar është edhe Manchester Unitedi. Unitedi ka para të mjaftueshme pasi në verë ka mbledhur 94 milionë euro nga shitja e Cristiano Ronaldos në Real Madrid.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni