Home » Basketbolli i Kosovës » Dhjetë ndeshje pa humbje!

Dhjetë ndeshje pa humbje!

basketboll prishtinaArben Krasniqi, kryetrajneri i klubit të basketbollit Sigal Prishtina, nuk e quan diçka të jashtëzakonshme që kanë shënuar në dhjetë ndeshje po aq fitore në TechnoMarket Superligën e Kosovës (meshkujt).

Sipas tij, nuk ka ndryshuar asgjë në taktikë të lojës po ashtu edhe në vëllimin e punës. Ai si rival të fortë i sheh Big Brother Bashkimin, Trepçën e Pejës. “Asgjë nuk do të thotë pse i kemi fituar dhjetë ndeshje të njëpasnjëshme. Absolutisht nuk duhet të mburrem më këto rezultate, për faktin se kampionati i ka edhe 18 javë dhe natyrisht se mund të ndodhin edhe çudira sa i përket rezultateve.

Ajo që më gëzon më së shumti, është se kemi dëshmuar lojë të mirë ngjashëm sikurse ne kampionatet e kaluara. Nuk e kem ndërruar qasjen e taktikës së lojës, por as të punës. Normalisht po punojmë me intensitet të shtuar dhe siç kam deklaruar edhe më herët prapë po e them se ka vend për përmirësime. Nuk e shoh se ka rival të dobët sepse pothuajse më cilësi të përafërta janë edhe BB Bashkimi, Trepça e Peja”, tha Krasniqi.

Ardhja e basketbollistit Yll Kaçanikut konsiderohet se e ka ngritur edhe cilësinë e lojës. Këtë fakt e pohon edhe vet kryetrajneri Krasniqi. “Është e vërtetë se me ardhjen e Kaçanikut ka sjellë ngritje në cilësi të lojës, duke pasur parasysh se ky basketbollist ka një përvojë të mirë. Edhe basketbollistë të tjerë po dëshmojnë lojë të mirë dhe sidomos shumë na ka ndihmuar ardhja e Kaçanikut”, tha Krasniqi. Sigal Prishtina kampion në fuqi, njëherësh lider i tabelës me 20 pikë, rezultatet e të cilës vlerësohen lartë kur dihet se në përbërjet e saj nuk kanë asnjë basketbollistë të huaj. “Sigal Prishtina të gjitha rezultatet i ka arritur me basketbollistë vendorë.

A kemi nevojë apo jo të përforcohem me basketbollistë të huaj, do të shohim më vonë. Mirëpo, klubi ynë nuk angazhon çfarëdo basketbollisti nga jashtë. Politika jonë në klub është: ose të angazhojmë basketbollistë me cilësi të larta nga jashtë ose fare nuk mundohem në këtë drejtim. Qëllimi ynë është të mbajmë këtë kompaktësi të lojës në vazhdim të kampionatit natyrisht stinorin vjeshtor të përfundojnë pa humbje”, theksoi Krasniqi. Sigal Prishtina në fundjavë do të ketë sërish punë të lehtë, kësaj here me rivalin e kryeqytetit, Kolegjin Eurosport dhe më këtë rast presin fitoren e 11-të më radhë./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni