Home » Futboll » Dhjetë golat e Hamdi Salihit

Dhjetë golat e Hamdi Salihit

hamdialihiEdhe futbollisti tjetër shqiptar, Mensur Kurtishi, ka çmendur me lojën e tij në elitën e futbollit austriak, duke shënuar dy gola për fitoren e lartë të skuadrës së W. Neustadtit.

Hamdi Salihi apo hero i futbollit te skuadrës së Rapidit të Vjenës ka bërë më të mirën edhe në javën e 19-të të kampionatit të futbollit austriak . Ky futbollistë që njëherësh është edhe anëtarë i kombëtares së Shqipërisë po bën kërdinë në elitën e futbollit austriak. Salihi shënoi edhe golin e dhjetë të tij për Rapidin apo ky është goli i 12-të i tij në kampionati austriak.

Rapidi falë lojërave të pëlqyeshme dhe efikasitetit të lartë që po dëshmon në çdo ndeshje Salihi po i prijnë edhe renditjes së tabelës së klasifikimit me 41 pikë ose duke e lënë pas vetes rivalin e përbetuar, Salzburgun me 39 pikë. Skuadra e Rapidit të Vjenës para shikuesve të vet ka shpërthyer me fitore 2:1 kundër Riedit. Salihi njëherësh ka luajtur edhe kundër ish skuadrës së tij dhe si duket e ka ditur edhe diagnozën sesi mund t’i ndëshkojë më gol. Në minutën e dytë, Katzer ka shënuar për epërsinë 1:0 te Rapidit. Mirëpo, Riedi ka qëndruar si burrat në fushë dhe ka barazuar 1:1 me golin e futbollistit Burgstaller.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 62-të është inkuadruar në lojë njëri prej shënuesve pothuajse më të mirë të Riedit, Atdhe Nuhiu. Futbollisti Nuhiu është orvatur të jap një lojë të mirë, por mbrojtja e Rapidit nuk ka lejuar që të befasohet nga ky futbollist dinak.

Firma e fitores së Rapidit e mban emrin Hamdi Salihi. Ai në minutën e 63-të, ndëshkoi Riedin dhe solli në epërsi skuadrën e tij 2:1, por njëherësh edhe ia siguroi fitoren e madhe, duke e ruajtur edhe kreun e renditjes në tabelë me 41 pikë. Salihi kësaj here shënoi edhe golin e dhjetë të tij në këtë skuadër të njohur austriake që mëton titullin e kampionit.

Kurtishi shënoi dy gola të shpejtë

Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Maqedonia, Mensur Kurtishi, ka qenë trim i ndeshjes në fanellën e skuadrës së W. Neustadt, që ka shënuar fitore me shifra të larta 4:0 ndaj skuadrës së LASK-ut. Kurtishi, një futbollist i spikatur ka shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë dhe ka sjellë në epërsinë 2:0 për skuadrën e tij.

Ai golin e parë e ka shënuar në minutën e 23-të, ndërsa rezultatin 2:0 shënoi pas pesë minutave (28’). Dy golat e tij brenda pesë minuta kanë mahnitur edhe adhuruesit e kësaj skuadre dhe njëherësh ka sjellë gëzim të papërshkrueshëm të te gjithë. Golat të tjerë i shënuan Viano (76’) e Niklas (90’).

Në radhët e skuadrës së W. Neustadt Kurtishi luajti plotë 85 minuta, ndërsa mbrojtësi shqiptarë nga Shqipëria, Ronald Gërçaliu u paraqit plotë 90 minuta dhe dëshmoi angazhim të pashoq dhe ishte shtyllë e fortë në vijën e mbrojtjes. Skuadra e W. Neustadti zë vendin e gjashtë me 24 pikë, ndërsa LASK-u radhitet në pozitën e 8-të me 18 pikë. Duhet theksuar se Kurtishi në skuadrën e W. Neustadtit po bëhet ndër futbollistët më të adhuruar dhe me i merituari për këto rezultatet e deritashme. /botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni