Home » Futboll » Dështon Sevilla, mrekullon Atletico, barazon Villareali

Dështon Sevilla, mrekullon Atletico, barazon Villareali

Sevilla as në ëndërr nuk e kishte parë se mund të dështoi para adhuruesve të vet, duke e humbur ndeshjen me shifrat 1:2 nga skuadra Santander, në javën e 17-të të Kampionatit të Spanjës në futboll.

Golin e vetëm për Sevillën e ka shënuar futbollisti Romaric (62′), ndërsa për mysafirët golat e fitores i shënoi Canales në minutën e 26-të e 38-të. Sevilla zë vendin e pestë me 30 pikë, ndërsa Santanderi i 12-ti me 19 pikë. Ndërkaq, Atletico Madrid e ka shkatërruar me rezultat 4:0 si mysafirë skuadrën e Valladolidit.

Autorë të golave ishin futbollistët Jurado (16′), Forlan (32′), Reyes (59′) dhe Aguero (90′). Atletico Madrid radhitet e 11-ta me 20 pikë, kurse Valladolidi i 15-ti renditet me 16 pikë. Skuadra e Villarealit luajti baras 1:1 me skuadrën e papërshtatshme me Almerinë.

Villareali të parët shënuan në minutën e 40-të me golin e Nilamarit, ndërsa mysafirët barazojnë me golin e Coronës (67′). Villareali zë pozitën e nëntë me 23 pikë, ndërsa Almeria pozicionohet e 14-ta me 17 pikë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni