Home » Basketbolli i Kosovës » Dënohet Sigal Prishtina

Dënohet Sigal Prishtina

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot pasdite, ka shprehur indinjatën e tij për incidentin e ndodhur në ndeshjen e javës së 18-të në BKT Superligë, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, derisa Komisari i Garave ka shqiptuar masat ndëshkimore.

Ndërkohë, Komisari i Garave i FBK-së, Tajar Rifati, ka shqiptuar dënimet për incidentin e ndodhur në takimin Sigal Prishtina-Trepça. Ai këtë ndeshje të ndërprerë e ka regjistruar me rezultat zyrtar 0:20 në të mirë të Trepçës, kurse Sigal Prishtinës nuk i takon asnjë pikë nga ky duel.

Për eksesin e ndodhur, Sigal Prishtina është dënuar me gjithsej 800 euro gjobë, me një ndeshje pa praninë e shikuesve dhe dy ndeshje moslojë në terrenin e vet, në largësi 30 km larg Prishtinës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni