Home » Hendboll » Dënimet për të padisiplinuarit

Dënimet për të padisiplinuarit

fhk ogoKryetari i Komisionit të Garave i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Hasan Shala, ka shqiptuar dënimet për të padisiplinuarit.

Hendbollistja e KH Shqiponja nga Gjakova, Shkurte Mehmeti, është dënuar me dy ndeshje për shkak të sjelljeve josportive në ndeshjen kundër Kosovës nga Vushtrria.

Dënimit nuk i ka shpëtuar edhe hendbollisti Valmir Kutllovci (që luan për kadetët e KH Kosova-Vushtrri), i cili ndëshkohet me dy ndeshje moslojë për sjellje josportive. Java e dhjetë e Superligës meshkujt dhe femrat është vlerësuar e suksesshme nga KG i FHK-së.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

1 Response to " Dënimet për të padisiplinuarit "

  1. valmir kutllovci says:

    hhuahuahuahuhuahahuhuahuahuahu denimin qee e kamm marre tashh ka kalu weq i uroj kosova se vushtrris fitore sa ma shume

Komentoni