Home » Skijim » Demaj: Stërvitje e suksesshme në Turqi

Demaj: Stërvitje e suksesshme në Turqi

Kombëtarja e Kosovës në ski ka zhvilluar një seancë stërvitore në Qendrën skiatore të skive në Kayseri të Turqisë para fillimit të turneut ndërkombëtar.

Kryetari i Federatës së Skitarisë së Kosovës, Hajrush Demaj, tha se stërvitjet e skiatorëve shkuan për mrekulli nën drejtimin e trajnerit Naser Dedija.

“Më 9 dhe 10 janar edhe mbahen garat e skive në Kayseri, ku presim paraqitje të mire të skiatorëve.

Albin Tahiri starton me numrin një, ndërsa Dorina Mema në konkurrencën e femrave starton me numrin nëntë. Skiatorët të tjerë më numra mesatarë.

Në këtë turne marrin pjesë rreth 100 skiatorë nga shtete evropiane dhe aziatike”, tha Demaj.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat:

Komentoni