Home » Futboll » Del Piero është optimist për ndeshjen derbi ndaj Interit

Del Piero është optimist për ndeshjen derbi ndaj Interit

del-pieroiPas dy humbjeve një pas njëshme, Juventus tashmë ndodhet në pozitën e tretë në tabelë, tetë pikë më poshtë se Inter dhe një pikë ndër Milan. Del Piero është optimist për ndeshjen derbi ndaj Inter, dhe siguron që të gjithë lojtarët janë me Ferrarën

Që nga fillimi i sezonit, këtë javë Juventus për herë të parë është duke i bërë stërvitjet pas dyerve të mbyllura. Shihet qartazi se ndeshja ndaj Inter është tepër e rëndësishme, prandaj edhe Ferrara kërkon koncentrimin maksimal të lojtarëve të tij.

Del Piero është i vetëdishëm që ky është një moment i vështirë për Juven, sepse pas dy humbjeve të një pas njëshme, në fundjavë Juve do të përballet me Inter e më pastaj me Bayern Munchen në Ligën e kampionëve. Sipas Del Pieros ky është momenti më i vështirë që skuadra është përballur prej kohës kur u denuan të luanin në ligën e dytë.

Por ai është optimist se gjatë ndeshjeve të ardhshme do të arrijnë rezultate pozitive, pasi që sipas tij lojtarët janë të motivuar, dhe gjëja e vetme të cilën tani e kërkojnë ata është suksesi.

Sa i përket cmimit që Messi mori sot, ai është i kënaqur me këtë përzgjedhje pasi që Messi e meriton të jetë ‘Balon d’Or’.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni