Home » Euro 2016 » De Biasi: Ja pse nuk startoi me Lenjanin dhe Gashin

De Biasi: Ja pse nuk startoi me Lenjanin dhe Gashin

De Biasi: Ja pse nuk startoi me Lenjanin dhe GashinTrajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi ka treguar arsyet pse nuk ka filluar lojën ndaj Armenisë me Ermir Lenjanin dhe Shkëlzen Gashin.

“Pjesa e parë ishte jo e bukur sa e dyta, por dua të them se skuadra ka pasur pak vështirësi. Zgjedhjet i bëj në bazë të asaj çfarë që shoh në stërvitje. Lenjani nuk ishte titullar sepse ka katër muaj që nuk luan. Ndërsa Gashi nuk ishte titullar për faktin se nuk ka qenë pjesë e përbërëse e skuadrës tonë në miqësoret dhe ndeshjet e tjera që kemi luajtur”, u shpreh De Biasi.

Ai gjithashtu foli edhe për takimin në përgjithësi, ku tha se takimin është dashur patjetër që ta fitonin.

“Kemi bërë një ndeshje të madhe ndaj një ekipi që arriti të shënonte që në minutën e tretë. Goditëm shumë shtylla dhe duhet ta fitonim takimin. Jam shumë i lumtur dhe do të shoh ëndrra me kullën Eifel. Fitorja e Portugalisë na kënaq sepse dy rivalët tonë mbeten me nga 1 pikë”, përfundoi ai.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni