Home » Futboll » De Biasi e Cana votuan për Cristiano Ronaldon

De Biasi e Cana votuan për Cristiano Ronaldon

De Biasi e Cana votuan për Cristiano RonaldonLorik Cana ka zgjedhur si preferencë të parë Cristiano Ronaldon me 5 pikë, por dy zgjedhjet e tjera të kapitenit kuqezi nuk figurojnë në treshen finale.

Pikë të plota për Cristiano Ronaldon nga dy përfaqësuesit e Kombëtares Shqiptare, trajneri Gianni de Biasi dhe kapiteni Lorik Cana. FIFA zbardhi listën e njerëzve që votuan për çmimin më prestigjoz për lojtarët në aspektin individual, ku votojnë trajnerët dhe kapitenët e të gjitha kombëtareve të njohura zyrtarisht nga ky institucion.

Lorik Cana ka zgjedhur si preferencë të parë Cristiano Ronaldon me 5 pikë, por interesant është fakti dy zgjedhjet e tjera të kapitenit kuqezi nuk figurojnë në treshen finale.

Cana veçoi holandezin Arjen Robben si zgjedhje të dytë me 3 pikë dhe pas tij një tjetër lojtar të Bayernit, Thomas Muller me vetëm 1 pikë. Ndoshta një përzgjedhje deri diku e kuptueshme duke ditur edhe dëshirën që ka shfaqur disa herë publikisht kapiteni i Shqipërisë për ta vazhduar karrierën në Gjermani.

Dy bavarezë figurojnë edhe në përzgjedhjen e De Biasit, i cili ndryshe nga Cana e ka renditur Robben të tretin dhe çuditërisht përzgjedhja e tij e dytë është një mbrojtës. 3 pikët e trajnerit italian shkuan për ish kapitenin e Gjermanisë, Filip Lahm, i cili zhvilloi një botëror në nivele të larta.

Zgjedhje deri diku të kuptueshme sepse Cana dhe De Biasi janë pjesë e një skuadre që synon të ngjitet në nivelet më të larta falë punës kolektive dhe një shembull i qartë për këtë është skuadra e Bayernit të Mynihut. Në këtë mënyrë e ka pësuar një lojtar deri diku individualist si Lionel Messi, i cili nuk figuron në votimin e tyre.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni