Home » Boks » Danny Green e ka mposht amerikanin Roy Jones Jr

Danny Green e ka mposht amerikanin Roy Jones Jr

dtstory-danny-greenSydney, 2 dhjetor – Ish-kampioni i botës në boks Danny Green, ka shkatërruar të mërkurën në Sydney, legjendën Roy Jones Jr.

Green e ka mposht amerikanin 40-vjeçar Jones Jr me nokaut në raundin e parë. Lufta ishte e vlefshme për titullin IBO në kategorinë “cruiser”. Kjo ka qenë vetëm humbja e gjashtë e Jonesit në karrierën e tij 20-vjeçare. Lufta zgjati vetëm 122 sekonda.
“Nuk dua të nxjerr arsyetime. Danny ka treguar një përformancë fenomenale sonte”, ka thënë Jones. Po ashtu ky ka qenë dueli i parë i Jonesit jashtë SHBA-së.
“Ai është njëri prej boksierëve më të mëdhenj në histori dhe e falënderoj që erdhi të luftoj kundër meje në Australi”, ka thënë Green. Kjo ka qenë fitorja e 28-të në karrierën e Greenit (25 KO), karshi 3 humbjeve. Ndërkohë për legjendën Jones ka qenë vetëm humbja e gjashtë në karrierë, karshi 54 fitoreve (40 KO).

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni