Home » Kampionati Italian » Cordoba nuk largohet nga Interi

Cordoba nuk largohet nga Interi

Mbrojtësi kolumbian Ivan Ramiro Cordoba nuk do të largohet nga skuadra italiane Inter, njofton të hënën “Gazzetta dello Sport”.

Kështu është shprehur drejtori sportiv i Interit, Marco Branca që ka shuar përfundimisht shpresat e Manchester Cityt për të transferuar gjatë dimrit Cordoban 33-vjeçar.

Ky i fundit këtë edicion shumë pak është aktivizuar nga trajneri Jose Mourinho. “Jemi të gëzuar që Cordoba kërkohet nga shumë skuadra, në veçanti nga Manchester City, por ai nuk do të largohet nga Interi në asnjë mënyrë”, ka deklaruar Branca. “Cordoba nuk ka shprehur dëshirë të largohet dhe ne nuk e kemi ndërmend ta lirojmë atë”.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni