Home » Kampionati Anglez » Cole thot se United ka gabuar që nuk eka transferuar Torresin

Cole thot se United ka gabuar që nuk eka transferuar Torresin

cole_andyLegjenda e Manchester Unitedit, Andy Cole, thotë se trajneri Sir Alex Ferguson do të pendohet që nuk siguroi shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Fernando Torres, gjatë kohës kur ai ishte te Atletico Madridi.

Në vitin 2006, Ferguson dëshironte ta zëvendësojë Ruud van Nistelrooyn me sulmuesin spanjoll, mirëpo ai nuk ishte i gatshëm të ofrojë shumën e kërkuar nga Atletico, ndërsa Liverpooli reagoi për ta transferuar në Anfield, lojtarin i cili konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë në Ligën Premier.

“E di se Manchester Unitedi e ka përcjellë atë nga afër, mirëpo vendosi të bënte një ofertë e cila nuk mund ta sillte në Old Trafford”.

“Të gjithë gabojmë, ndërsa mostransferimi i Torres ishte një gabim, sepse kam folur për të me disa lojtarë aktualë të Unitedit dhe të gjithë thonë të njëjtën gjë: ‘Top, top lojtar’”, ka thënë Cole për Manchester Evening News.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni