Home » Futboll » Çmimin e Villas është 84 milionë euro

Çmimin e Villas është 84 milionë euro

FBL-EURO2008-ESP-VILLASulmuesi i skuadrës Valencia, David Villa kushton hiq më pak se 84 milionë euro, shkruan të martën gazeta spanjolle “Marca”.

Çmimin e Villas prej 84 milionë eurosh e ka konfirmuar edhe presidenti i ekipit spanjoll Manuel Llorente. Villa 27-vjeçar aktualisht është sulmuesi më i kërkuar në tregun e futbollit dhe për shërbimet e tij oferta më e lartë ka qenë 42 milionë euro.

“Ne nuk frikësohemi të shesim yjet e skuadrës, por duhet të jetë oferta e duhur për shërbimet e tyre. Për mendimin tim Villa nuk mund të blihet me 42 milionë, por vetëm me dyfishin e kësaj shume parash”, ka deklaruar presidenti Llorente.

“Ky është vetëm çmimi fillestar, se nëse Villa shënon më shumë gola dhe ne sigurojmë Ligën e Kampionëve, atëherë ai do të kushtojë edhe më shtrenjtë se 84 milionë euro”. Manchester United, Chelsea, Real Madrid e Barcelona edhe zyrtarisht kanë kërkuar shërbimet e sulmuesit spanjoll.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni