Home » Futboll » Çmendet Arsenali për Moratën

Çmendet Arsenali për Moratën

Çmendet Arsenali për MoratënArsenali pritet të shpenzojë miliona Euro në merkaton e verës pasi Arsene Wenger ka hartuar një listë të gjatë me emra premtues për të ndërtuar skuadrën e së ardhmes.

Tekniku francez duket i magjepsuar nga loja e sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata, i cili po lë gjurmë që në sezonin e parë me fanellën e Juventusit, duke i rrëmbyer vendin e titullarit bashkëkombasit Fernando Llorente.

Sipas gazetës “Metro”, “Topçinjtë” janë të gatshëm të ofrojnë 83 millionë Euro për të siguruar firmën e bomberit që aktualisht ndodhet në Torino me formulën e huazimit pasi Real Madrid ka të drejtë ta kthejë në “Santiago Bernabeu” nëse paguan shumën e parashikuar në kontratë.

Sipas kësaj gazete, besohet se Reali dhe Juventusi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta lënë të lirë lojtarin edhe pse nuk ka ende asnjë konfirmim nga dy klubet në fjalë. Në rast se marrëveshja konkretizohet, atëherë Morata mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit londinez që shpesh herë është kritikuar për pasivitetin e treguar në merkato edhe pse paratë nuk kanë munguar asnjëherë.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni