Home » Futboll » City mendon ta transferoj Inzaghin

City mendon ta transferoj Inzaghin

Filippo Inzaghi.jpg.ashxVeterani i Milanit, Pippo Inzaghi, është cak i ri i klubit anglez Manchester City. Sipas Corriere dello Sport, 36-vjeçari është duke u shikuar si opsion transferimi, pasi po lihet anash nga trajneri i ri i Milanit, Leonardo, këtë sezon.

Inzaghi është pa kontratë në muajin qershor dhe ka një varg ekipesh të interesuar për të, si Parma, Sevilla dhe Atletico Madrid. Megjithatë, City po ashtu është duke menduar të transferojë lojtarin që në afatin kalimtar të janarit.

Një kalim në Chelsea po ashtu është përmendur, ku Inzaghi do të mund të bashkohet me ish-trajnerin e tij Carlo Ancelotti, dhe ku do të mund të mbulojë dyshen Didier Drogba dhe Salomon Kalou, të cilët do të mungojnë në janar për shkak të angazhimit në Kupën e Afrikës.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni