Home » Futboll » City interesim të madh për Balotellin

City interesim të madh për Balotellin

Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, planifikon të ribashkohet me sulmuesin e Interit, Mario Balotelli, të cilin dëshiron ta transferojë te skuadra angleze.

Ishte Mancini, njeriu që ia mundësoi Balotellit debutimin për skuadrën zikaltër, para dy vitesh kur italiani ishte 17-vjeçar, ndërsa sipas The Daily Mail, ish-trajneri i Interit tani dëshiron që ta ketë sulmuesin te skuadra e tij e re.

SuperMario nuk ka shumë hapësirë te formacioni i Jose Mourinhos dhe është i pakënaqur për minutazhin që i ofrojnë Nerazzurrët.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni