Home » Sporte tjera » Cili është sportisti më i paguar britanik?

Cili është sportisti më i paguar britanik?

Cili është sportisti më i paguar britanik?Sipas asaj që publikon revista amerikane Forbes, Gareth Bale në 2014-n ka përfituar në total 30 milionë euro, 20 prej tyre nga paga që merr aktualisht te Los Blancos, dhe 10 milionë euro të tjera nga kontratat për reklama.
Gareth Bale e fiton sfidën e parë me Lewis Hamilton dhe Rory Mcllroy.

Sulmuesi i Realit të Madridit i cili po lufton me pilotin e Mercedes dhe golfistin e famshëm për çmimin e sportistit të vitit në Britaninë e Madhe që jepet nga rrjeti televiziv BBC, i ka mundur dy bashkombasit në garën përsa i përket sportistit më të paguar për vitin 2014.

Sipas asaj që publikon revista amerikane Forbes, Bale në 2014-n ka përfituar në total 30 milionë Euro, 20 prej tyre nga paga që merr aktualisht te Los Blancos, dhe 10 milionë Euro të tjera nga kontratat publicitare. Blerja më e shtrenjtë e historisë së futbollit në këtë mënyrë ka parakaluar anglezin Lewis Hamilton i cili vetëm pak ditë më parë u shpall kampion bote me Mercedesin në Formula 1.

Por edhe pse është më i paguari në Britaninë e Madhe gjatë vitit të fundit, uellsiani i Realit mban vendin e 14-të në klasifikimin e përgjithshëm sa i përket sportistëve më të paguar, ku kryeson boksieri Floyd Mayweather Junior, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Katër milionë më tepër se Hamilton përfiton Bale i cili përveç 29-vjecarit lë pas edhe golfistin Rory Mcllroy me 20 milionë Euro të ardhura vjetore si dhe futbollistët Wayne Rooney dhe Steven Gerard, respektivisht me 19 dhe 16 milionë Euro.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni