Home » Atletikë & Olimpiadë » Cili do të jetë kryetar i Federatës?

Cili do të jetë kryetar i Federatës?

atletikaFederata e Atletikës së Kosovës të shtunën, në orën 11.00, në Shtëpinë e Sportit në Prishtinë do të mbajë kuvendin e saj zgjedhor.

Kryetari aktual, Halil Sylejmani, e ka paraqitur kandidaturën për ta rifituar këtë post, ndërsa kundërkandidat i tij është Kadri Shala. Sylejmani llogaritet favorit për të fituar këtë për arsye, siç bëjnë të ditur burimet e besueshme, se ka një mbështetje të gjerë. “Është çështje e delegatëve që të përcaktohen për më të mirin. Unë ofroj një program konkret, të kapshëm dhe 100 për qind edhe do të rizgjidhem kryetar. Nuk jetohet me iluzione, por duhet punuar dhe vepruar konkretisht. Federata ka qenë e hapur gjithmonë dhe ka qenë si një familje për të gjithë. Vetë rezultatet e arritura në aktivitetet e ndryshme qoftë kombëtare dhe ndërkombëtare janë dëshmia më e mirë.

Atletët falë punë së madhe që ka bërë federata edhe kanë prurë medalje të shumta nga garat e ndryshme ndërkombëtare. Të gjitha sukseset që kemi korrur ka qenë meritë e të gjithëve dhe që bashkërisht kemi punuar si një. Dëshira ime është të kem sa më shumë kundërkandidatë, sepse është më demokratike.

Natyrisht nuk do të ishte e tepërt të them se do të rizgjidhem pa problem kryetar sepse e kam një mbështetje të madhe”, tha Halil Sylajmani. Kundërkandidati i Sylejmanit, Kadri Shala, ka thënë se do të bëjë një federatë më ndryshe. “Koha është bërë ndryshime.

Këta njerëz janë me vite të tëra në krye të federatës dhe vetëm i kanë bllokuar punët. Unë do të bëjë një federatë të hapur dhe do ta ristrukturojë atë. Pastaj do të filloj bashkëpunimin me federatat e shteteve të rajonit dhe me këmbëngulje do të bëjë ndërkombëtarizimin e Federatës së Atletikës së Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës. Në radhë të parë do të zbatojë projektin njëvjeçar, pastaj atë trevjeçarë”, tha Shala.

Kadri Shala tha se nga 37 delegatë sa pritet të marrin pjesë, sipas tij, mbi 20 vota i ka të sigurta. Në pyetjen tonë, se në programin e tij ka të paraparë gjetjen e ndonjë sponsorit për atletikë apo me sa mjete do të investojë? Ai tha se do merret më shumë me çështje organizative të federatës dhe të ndërkombëtarizimit, por nuk ka mundësi të gjejë një sponsor apo të investojë mjete financiare. Duhet theksuar se kryetari i ri do të ketë mandatë trevjeçarë e jo sikur deri më tash, katërvjeçar.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni