Home » Futboll » Cilët mund të jenë top-transferimet e vitit 2015

Cilët mund të jenë top-transferimet e vitit 2015

cil-euml-t-mund-t-euml-jen-euml-top-transferimet-e-vitit-2015_hdViti 2014 ishte i tejmbushur me transferime të bujshme dhe shumë të shtrenjta, si Mario Balotelli, Radamel Falcao, Angel Di Maria, James Rodriguez, Tony Kroos, Fernando Torres etj., por edhe viti 2015 pritet të jetë po aq interesant, me lëvizje të mëdha gjatë afatit kalimtar dmëror dhe veror.

Goal ka bërë një listë të 10 transferimeve që mund të jenë më të bujshme të vitit që sapo ka filluar dhe mes lojtarëve që mund të largohen, ka edhe emra të mëdhenj të futbollit botëror.

I pari në listë është Mario Balotelli. Sulmuesi italian, i cili u transferua nga Milani te Liverpooli gjatë merkatos së verës për 16 milionë funte, ishte paraparë të jetë mbulues i boshllëkut të lënë nga largimi i Luis Suarez, por sulmuesi problematik nuk po e gjen veten, ndaj pritet të largohet nga Anfield Road.

Emri i dytë vjen nga Juventusi dhe është Arturo Vidal. Mesfushori i Juventusit po kalon një krizë dëmtimesh gjatë këtij sezoni dhe po përflitet për një kalim te Manchester Unitedi.

Mund të lëvizë edhe Lionel Messi?!. A është e mundur që super-ylli të largohet nga Barcelona? Dikush nga kampi argjentinas ka hedhur zëra se ai mund ta kërkojë një sfidë të re.

Një tjetër argjentinas vjen i katërti dhe ai është Sergio Aguero. Sulmuesi që po kalon nëpër një formë të shkëlqyer me Manchester Cityn (duke lënë anash problemet me lëndime), kërkohet vazhdimisht nga skuadra të mëdha, si Real Madridi apo Barcelona (porse katalunasit nuk mund të blejnë lojtarët gjatë vitit 2015).

Top pesëshi mbyllet me Edinson Cavanin. Uruguaiani luan shumë pak si qendërsulmues për shkak të prezencës së Zlatan Ibrahimoviq te PSG dhe është përfolur shpesh për një transferim në Ligën Premier.

Talenti anglez Ross Barkely është i gjashti. Ai ka impresionuar me paraqitjet e tij me Evertonin duke bërë të ditur se është i pjekur si futbollist dhe ka një të ardhme të ndritur përpara. Nëse vazhdon me këtë formë, vështirë se do të qëndrojë në Merseyside.

Një tjetër mesfushor me radhë është Yaya Toure. Shtatgjati nga Bregu i Fildishtë është ndër lojtarët kyçë në Ligën Premier, mirëpo kohëve të fundit është përfolur se mund të largohet nga Manchester City.

Radha për një portier. David de Gea po kalon nëpër një formë të shkëlqyer te Manchester Unitedi, por interesimi i Real Madridit mund t’i ndryshojë mendjen 24-vjeçarit.

Marco Reus po ashtu mund të lëvizë. Ylli gjerman ka një klauzolë prej 25 milionë eurosh dhe qëndrimi i tij te Borussia Dortmund duket i pamundur. Në garë për të janë Real Madridi dhe Bayern Munichu.

I dhjeti është ylli i Juventusit, Paul Pogba. Talenti francez pëlqehet shumë nga disa klube angleze dhe Paris Saint Germaini në Francë. Një ofertë e majme drejt Juventusit vështirë se do të refuzohej. /Telegrafi/

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni