Home » Futboll » Chelsea planifikon ta marr Riberyn

Chelsea planifikon ta marr Riberyn

franck-riberySipas mediave angleze, Chelsea planifikon të dërgojë ofertë në muajin janar në drejtim të Bayern Munichut për të marrë shërbimet e anësorit francez, Frank Ribery.

‘The Sun’ shkruan se klubi nga Stamford Bridge do të ofrojë shumë rekorde për një transferim në Britani, 45 milionë funte, për francezin. Klubi gjerman bëri të ditur se ata tashmë kishin refuzuar një mega-ofertë nga Chelsea për Ribery. Në anën tjetër Real Madrid besohet të ketë arritur një marrëveshje me Ribery, që ai t’i bashkohet klubit spanjoll gjatë verës së ardhshme.

Por burime të afërta me Ribery, 26-vjeçar, thonë se Chelsea i ka ofruar atij një kontratë të vlefshme 172 mijë funte në javë, që është rreth 1 milionë funte më shumë në vit se Reali.

Menaxheri i bluve, Carlo Ancelotti, i ka thënë pronarit Roman Abramovich se klubi mund të mbijetojë efektin e ndalimit të transferimit gjatë verës, nëse nënshkruan me dy lojtar në muajin janar. Si rezultat i kësaj, Chelsea dëshiron të harxhojë afro 100 milionë funte në këtë afat kalimtar.

Grosso: Mund ta fitojmë kampionatin

Fabio Grosso është i ngazëllyer që ka shënuar golin e fitores për Juventusin në takimin e fundit ndaj Udineses që u zhvillua në Olimpico të Torinos. Ky ishte goli i parë i mbrojtësit italian për Juventusin, që nga transferimi i tij nga Olympique Lyon gjatë kësaj vere dhe ishte vendimtar për tre pikët e reja.

“Ky gol më ka dhënë shumë emocione, veçanërisht pasi na dha tre pikë. Pas golit doja menjëherë ta përqafoja Caceres pasi ai ishte gjysma e tij. Nuk ishte një ndeshje e bukur, e dimë se mund të luajmë më mirë, por më e rëndësishme ishte të fitojmë.

Fitorja na lejon të qëndrojmë afër Interit. Ne jemi ende prapa, por e dimë se kemi çdo shans për t’ia dalë mirë dhe për ta fituar kampionatin”, ka thënë Grosso.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni