Home » Kampionati Anglez » Chelsea në finale

Chelsea në finale

Chelsea në finaleChelsea është kualifikuar në finale të Kupës së Ligës (të njohur si Capital One Cup), pas fitores së përgjithshme prej 2-1 kundër Liverpoolit.Takimi i parë i zhvilluar në Anfield përfundoi me rezultat 1-1, ndërsa pas triumfit në Stamford Bridge (1-0), ekipi i Jose Mourinhos është një fitore larg trofeut të kësaj gare.

Loja ishte e mirë në gjysmën e parë, megjithatë asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënojë.

Gjatë kësaj pjese, Courtois i shpëtoi vendasit në disa raste, por Redsat i shpëtuan një penaltie pas ndërhyrjes së Skrtel në Diego Costan. Ndërkaq, ky i fundit ka mundur të përjashtohet me të kuq pas shkeljes së Emre Can.

Gola nuk pati as një gjysmën e dytë, ashtu që ndeshja shkoi në vazhdime. Menjëherë pasi filluan vazhdimet, Blutë kaluan në epërsi.

Branislav Ivanovic (94’) realizoi pas një harkimi të Willian nga gjuajtja e lirë.

Në finale, Chelsea pret fituesin e duelit ndërmjet Sheffield United dhe Tottenham Hotspur.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni