Home » Futboll » Chelsea interesim të madh për Dzekon

Chelsea interesim të madh për Dzekon

Edin_DzekoKrerët e skuadrës së Chelseat duan të transferojnë gjatë këtij dimri sulmuesin e Wolfsburgut, boshnjakun Edin Dzeko, shkruajnë të dielën mediumet e huaja.

Bëhet e ditur se bisedimet mes Chelseat dhe Wolfsburgut tashmë kanë nisur dhe gjatë javës së ardhshme pritet rezultati i tyre përfundimtar. Trajneri i Chelseat, italiani Carlo Ancelotti e sheh Dzekon si zëvendësim adekuat për argjentinasin Sergio Aguero, që sipas të gjitha gjasave do të mbetet në Atletico Madrid.

Më herët Wolfsburgu pati refuzuar ofertat për Dzekon deri në 20 milionë euro. Krahas Chelseat, sulmuesi boshnjak kërkohet edhe nga Juventusi, Milani dhe Manchester Unitedi.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni