Home » Kampionati Anglez » Chelsea 5 gola kurse Watfordin 0

Chelsea 5 gola kurse Watfordin 0

Futbollistët e Chelseas dëshmuan lojë të shpejtë dhe efikase në ndeshjen e FA CUP të Anglisë. Ata e demoluan me rezultat 5:0 skuadrën e ligës së dytë angleze, Watfordin.

Chelsea që nga fillimi i ndeshjes e deri në fund demonstrojë të njëjtën ritëm të lojës. Futbollisti Sturridge ka shënuar golin e epërsisë në minutën e pestë, ndërsa për rezultatin 2:0 ka shënuar autogol Eustace pikërisht në minutën e 15-të të takimit.

Pas shtatë minutave trefishohet rezultati me golin e futbollistit Malouda. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 3:0. E njëjta tempo e lojës edhe në pjesën e dytë e skuadrës së Chelseas. Lampard e ngriti epërsinë në 4:0 pikërisht në minutën e 64-të. Sturridge sërish ka shënuar, që ka qenë goli i dytë i tij në këtë ndeshje dhe i fundit për fitoren 5:0 të Chelseas, për çka edhe kualifikohet më tutje në garat e FA CUP.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: , ,

Komentoni