Home » NBA » Charlotte Hornets mposht 108-101 Detroit Pistons

Charlotte Hornets mposht 108-101 Detroit Pistons

Charlotte Hornets mposht 108-101 Detroit PistonsVijon forma e shkëlqyer e Charlotte Hornets në Nba. Skuadra që ndodhet në pronësi të ish basketbollistit të famshëm Michael Jordan koleksionoi fitoren e 5-të radhazi pasi arriti të mundte brenda në Michigan, Detroit Pistons 108-101 duke u shkaktuar këtyre të fundit disfatën e 6-të rresht.

Al Jefferson me 24 pikë, 8 kërcime dhe 3 asiste ishte ai që udhëhoqi Charlotte drejt një tjetër suksesi ndërkohë që Detroit-it nuk i mjaftoi paraqitja e mirë e Reggie Jackson që e mbylli sfidën me 25 pikë, 7 asiste dhe 7 këcime.

Në sfidat e tjera të Nba spikat fitorja e Oklahomës përballë Toronto Raptors me shifrat 108-104. Paraqitjet fantastike të Mvp-së së All Star Game, Rusell Westbrook tashmë nuk përbëjnë më lajm. Këtë herë ylli i City Thunder koleksionoi në total 30 pikë 17 asiste dhe 11 rebound.

Një Monta Ellis në superformë udhëhoqi Dallas Mavericks drejt suksesit 100-93 përballë Los Angeles Lakers. Vazhdon të fitojë edhe Golden State Warriors. As Los Angeles Clippers nuk arriti të përballonte dot forcën e skuadrës së trajnerit Steve Kerr me Golden State që triumfoi me rezultatin 106-98.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni