Home » Xhudo » Cena, përgatit xhudistë për garat ndërkombëtare

Cena, përgatit xhudistë për garat ndërkombëtare

KXh “Polici” do t’i intensifikojë stërvitjet gjashtë herë në javë më rregullimin e palestrës që po e bënë i palodhurit dhe mjeshtri i dëshmuar Anton Cena.

Njëri prej klubeve më të suksesshme në Kosovë të xhudos, padyshim është edhe klubi i xhudos “Polici” nga Prishtina. Klub me traditë dhjetëvjeçare, por që ka bërë mrekullinë për kaq vite, duke dëshmuar rezultate jashtëzakonisht të mira në Republikën e Kosovës.

Në vitin 2009 janë edhe nënkampion i Kosovës, duke mbetur pas KXh Ippon nga Peja. Të gjitha rezultatet që ka arritur ky klub janë fryt i punës profesionale të trajnerit Anton Cena. Klubi i “Policit” tash është pa palestër, pasi që nuk mundet të stërvitet në sallën sportive të policisë.

Prej se ka ndodhur vjedhja në polici, salla është mbyllur për kohë të pacaktuar për civilë dhe nuk munden as xhudistët e klubit “Policit” të Stërviten. “Tashmë jam në hapje të palestrës sime sportive të xhudos dhe do të kem më lehtë për të stërvitur.

Salla e sportit në polici është e mbyllur për kohë të pacaktuar dhe për atë nuk kemi mundur të zhvillojmë stërvitjet ashtu si punojmë vazhdimisht. “Polici” ka një klub mirë të organizuar me 46 garues dhe shumë talent të mëdhenj”, tha Cena.

Sipas Cenës, ka një program pesëvjeçar dhe është olimpik. “Kemi garues të dëshmuar në klub. Mund t’i veçojë disa prej tyre, si Gramos Cërnaveri, 18 vjeç, garon në kategorinë +100 kg dhe është një garues që do të dëshmojë cilësi të larta në të ardhmen.

Po ashtu kemi Okan Salihu (60 kg), Besim Vitinë (60 kg) etj. garues që po i përgatisë për sfidat ndërkombëtare. Dhëntë zoti në vitin 2010 të jemi të pranuar në garat ndërkombëtare dhe klubi i “Policit” që ka traditë dhjetëvjeçare të dëshmojë veten.

Nuk është e tepërt të them se për dhjetë vjet traditë kemi mundur klube më traditë shumë më të gjatë sportive, si Trepçën e Mitrovicës, Gjilanin, Prizrenin e Kastriotin e Ferizajt dhe shumë shpejt do të jemi edhe kampion të Kosovës”, ka thënë Cena. “Polici” do t’i intensifikojë stërvitjet gjashtë herë në javë më rregullimin e palestrës që po e bënë i palodhurit dhe i dëshmuari Cena.

“Po përgatis garues për garat ndërkombëtare. Siç theksova edhe më lartë jam fokusuar në plan-programin olimpik që të bëjmë garues të fortë për garat evropiane. Klubi ynë i ka të gjitha kategoritë, që nga pionierët, kadetët, juniorët e deri të seniorët”, tha Cena.

Një nga garuesit më të talentuar të këtij klubit padyshim është edhe Arben Cena, i cili ka 12 vjet dhe peshon 60 kg. Ai ka një talent të jashtëzakonshëm dhe në vitin 2009 ka dëshmuar veten në shumë gara.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

4 Responses to " Cena, përgatit xhudistë për garat ndërkombëtare "

  1. Edi says:

    komandant tkemi ma te fortin…tpershendes shume
    EDI

  2. k.xh.gj- "gjilani"judoo says:

    o anton cena mos thuj ikemi mund gjilanin se hon e don “gjilani”jo nkon mat fort se polici bile ma perpara mat fort se iponi jena kon t aash jon peja amo mos thuj gjilanis ne klubi polici i dopt osht shum xhudista tlodht ka

  3. Etno says:

    Kur te dush “gjilani” dalum e kshyrum kush jon ma te fort e kush osht me i dobt … 049xxxxxx

  4. Mus Musa says:

    K.XH.Polici : Gjith Nr 1 T’pershendess Zorti Trejner :K <3

Komentoni