Home » Futboll » Celina jep dorëheqjen nga Liria

Celina jep dorëheqjen nga Liria

0717Trajneri Erdogan Celina ka dhënë dorëheqjen te Liria, ndonëse drejtuesit e klubit insistojnë se ai është në krye të ekipit prizrenas. Celina të hënën për gazetën ka bërë të ditur se ka hequr dorë nga puna e tij shkaku i presioneve të mëdha. Ai konsideron se puna e tij nuk është vlerësuar sa duhet.
“Jam larguar nga Liria pasi kemi pasur disa telashe jashtë klubit, thjesht disa individë kanë penguar punën time, të cilën madje edhe e kanë ofenduar”, është shprehur Celina. “Ani pse kemi bërë një punë të mirë gjatë pjesës vjeshtore, ajo nuk është respektuar. Disa individë për interesa vetjake kanë bërë disa sjellje që kanë prishur atmosferën, në të cilën nuk ia vlejti të punohet”.
Celina thotë se Liria gjatë pjesës vjeshtore ka tejkaluar parashikimet, duke mbyllur këtë pjesë në pozitën e pestë me 25 pikë.
“Unë jam larguar edhe pse Kryesia ende nuk e pranon këtë fakt. Ka disa ditë që jam larguar dhe arsyet e mia klubi tashmë i di shumë mirë”, tha ai.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni