Home » Futboll » Cassano nuk do ta lë Sampdorian

Cassano nuk do ta lë Sampdorian

antonio-casanoSulmuesi italian Antonio Cassano nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Sampdorias gjatë këtij miniafati kalimtar të dimrit.

Kështu ka deklaruar të hënën për mediumet italiane drejtori sportiv i Sampdorias, Giuseppe Marrotta. Ky i fundit njëherit edhe ka paralajmëruar skuadrat e interesuara në shërbimet e Cassanos.

“Nuk besoj se do të largohet nga Sampdoria, pasi nuk i shkon ndërmend një gjë e tillë. Klauzola e lirimit të tij është 20 milionë euro dhe ai mban në duart e veta të ardhmen”, ka deklaruar Marrotta.

“Ai gjithmonë ka qenë i hapur me ne dhe na e ka bërë të ditur se nuk do të  largohet. Aktualisht po kalon nëpër një fazë të vështirë, por Cassano është sulmues i klasit të lartë dhe në çdo moment pritet rikthimi i formës së tij”. Mediumet italiane patën shkruar se për shërbimet e Cassanos interesim patën treguar Inter, Juventus dhe Manchester City.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni