Home » Futboll » Casillas: Ancelotti më i mirë se Mourinho

Casillas: Ancelotti më i mirë se Mourinho

casillas-ancelotti-m-euml-i-mir-euml-se-mourinho_hdPortieri i Real Madridit, Iker Casillas, mendon se Carlo Ancelotti është një trajner më i mirë se Jose Mourinho.

Casillas pati raporte jo të mira me portugezin kur ai ishte në drejtim të Los Blancos nga viti 2010 deri në vitin 2013. Megjithatë, spanjolli thotë se ai nuk e ka problem të shkundë duart me Mourinhon, nëse ata takohen në të ardhmen.

“Ancelotti është më i mirë se Mourinho. Me Mourinhon kisha një raport dashuri-urrejtje”, ka thënë Casillas për Cope, transmeton Telegrafi.

“Gjatë kohës së tij këtu unë nuk flisja me të kur isha në të njëjtën dhomë, as që mendoj se duhet të flas tash kur ai është menaxher i një ekipi tjetër dhe unë jam në ekipin tim”.

“Kjo është ca egoiste dhe burracake për mua. I dëshiroj të gjitha të mirat atij. Gjatë kohës kur ai ishte te Real Madridi, ai fitoi tituj dhe ju duhet ta falënderoni”.

“Nëse ne takohemi në rrugë nesër, unë do t’ia zgjas dorën, pastaj do t’i takojë atij nëse do ta zgjasë. Mendoj se ai do ta shkunde dorën”, ka shtuar ai.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni