Home » Futboll » Carlos do të rikthehet në Real

Carlos do të rikthehet në Real

robertocarlosNjëri nga mbrojtësit më të fuqishëm, Roberto Carlos, nuk është edhe larg mendsh që të rikthehet në klubin mbretëror, Real Madridin.

Pas lëndimit të futbollistit Pepe, Realin deshi apo nuk deshi e ka detyruar të rihyjë në afatin kalimtar dhe është pikërisht një ish-futbollist i dëshmuar i tyre, Carlos. Mbrojtësi i Fenerbahçes, Roberto Carlos mezi po pret të thërras Reali dhe të firmos për këtë klub të madh botëror.

Ai nuk ka menduar as dy herë, por menjëherë ka deklaruar. “Nëse më thërret Reali do të shkoj menjëherë”. Ai për gazetën “Marca” tha se prej se është larguar nga Reali nuk ka pësuar asnjë lëndim. Kontrata e Roberto Carlos me klubin e Fenerbahçes, është drejt fundit dhe mbrojtësi kishte menduar ta mbyllte karrierën me Corinthiasin nga Brazili.

“Mungojnë edhe shtatë ndeshje për të fituar trofeun e 10-të të Champions League dhe unë jam gati për një sfidë të tillë”,tha Carlos. Reali mbetët të shihet se e ka përnjëmend apo jo angazhimin e këtij futbollistit të dëshmuar? Skuadra e Realit është kandidat serioz për ta fituar titullin e kampionit të Spanjës dhe titullin e Champions Leagua.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni