Home » Futboll » Cana me Sunderlandin synojnë kupën FA

Cana me Sunderlandin synojnë kupën FA

Fitorja e të shtunës me rezultat 3:0 ndaj Barrowit e ka trimëruar jashtëzakonisht mirë skuadrën e Sunderlandit për ta fituar kupën FA, me të cilën luan futbollisti nga Kosova, Lorik Cana.

Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, ka thënë se synim e kanë kupën e Federatës Angleze. “Mendoj se është një gjë e madhe.

Ne nuk do të arrijmë ta fitojmë ligën, kjo është e sigurt, por jemi në gjendje të fitojmë pesë ose gjashtë ndeshje dhe kaq duhet për ta fituar Kupën FA”, tha Bruce.

Cana është shtylla kryesore e mbrojtjes dhe që i jep krah lojës së Sunderlandit. Prej se është shkuar Cana në këtë skuadër çdo gjë po frymon më mirë dhe rezultatet janë gjithnjë edhe më të mira.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati
Etiketat: ,

Komentoni