Home » Futboll » Cana: Do të luajë edhe mbrojtës nëse duhet

Cana: Do të luajë edhe mbrojtës nëse duhet

lorik canaSunderland, 11 dhjetor – Mesfushori kosovar, Lorik Cana, është i gatshëm të luajë në rolin e qendërmbrojtësit nëse trajneri i Sunderlandit, Steve Bruce, e kërkon një gjë të tillë.

Sunderland po ka vështirësi me mbrojtje pas lëndimeve të Anton Ferdinandit e John Mensahs. Po ashtu në dyshim është edhe paraqitja e Phil Bardsleyt.

Këto mungesa kanë vënë në siklet trajnerin e Sunderlandit. Në këto rrethana Cana ka shprehur gatishmërinë t’i dalë në ndihmë.

“Jam i gatshëm të luaj në mbrojtje nëse është e nevojshme dhe atë duke nisur nga ndeshja me Portsmouthin. Më e rëndësishme është skuadra. Kështu që nëse më duhet të luaj në këtë pozitë, atëherë do të jap maksimumin. Ne kemi shumë lojtarë të lënduar dhe të suspenduar. Ky do të jetë problem për ne. Është me rëndësi që të gjithë që luajnë të japin maksimumin.

Për mua nuk është problem të luaj mbrojtës. Kam shumë përvojë në këtë pozitë, veçanërisht nga ndeshjet me kombëtare. Nëse është e nevojshme të luaj në mbrojtje dhe të ndihmoj skuadrën, atëherë do të bëjë këtë, pasi është detyra ime. Mirëpo, unë nuk marrë vendime. Këtë e bën trajneri”, ka thënë Cana për faqen zyrtare të Sunderlandit.

Sunderland do të ballafaqohet me Portsmouthin në fundjavë. Cana është kapiten i skuadrës. Sunderland pas 15 ndeshjeve ka tubuar 20 pikë dhe gjendet në pozitën e dhjetë.

“Ndeshja e të shtunës është shumë e rëndësishme. Duhet të fitojmë me çdo kusht, pasi kemi humbur dy ndeshjet e fundit. Duhet të shënojmë fitore në dy ndeshjet e radhës”, ka thënë Cana.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni