Home » Futboll » Cana – optimist

Cana – optimist

Futbollisti Lorik Cana, i cili është shtylla kryesore e skuadrës së Sundelrandit, shpreher shumë optimist për ndeshjen që do të kenë në fundjavë pikërisht më 16 janar si udhëtues me Chelsean.

Cana thotë se udhëtimi në Portugali me Sunderlandin ka qenë pikërisht gjëja e duhur për të cilën kanë pasur nevojë futbollistët. Të gjithë drejtuesit e skuadrës së Sunderlandit janë të bindur se në Chelsea do të dëshmojnë lojë të mirë dhe mbase optimist se do të kthehen të pamposhtur.

Cana është i përgatitur në çdo pikëpamje dhe kërkon mobizilim të të gjithëve futbollistëve për një paraqitje më të mirë dhe që të arrijnë rezultat pozitiv.

Menaxheri i Maceve të Zeza, Steve Bruce, e dërgoi skuadrën e tij në një klimë më të ngrohtë në përgatitje për përballjen e këtij vikendi me Chelsean, pas motit të ftohtë që dominon në Angli.“Mendoj se është diçka e cila vërtet mund të na ndihmojë neve të përgatitemi në kushte më të mira për ndeshjen kundër Chelseat.

Ndonjëherë nuk është lehtë pasi të gjithë kemi familje dhe fëmijë dhe nuk duam t’i lëmë ata, por ne duhet të jemi në formë dhe të gatshëm pasi do të jetë vërtet një ndeshje shumë e vështirë këtë vikend. Morali në kamp është gjithmonë i mirë. Nuk ka qenë lehtë së fundi për shkak të moti të keq, pasi ne të gjithë duam të luajmë, ne jemi profesionistë dhe gjithmonë duam të jemi në fushë”, ”, tha Cana./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni