Home » Formula 1 » Buttoni në McLareni

Buttoni në McLareni

jenson_buttonLondër, 17 nëntor (Skysports) – Kampioni aktual në Formula 1, britaniku Jenson Button në edicionin e ardhshëm do të jetë ngasës i skuderisë McLaren.

Bëhet e ditur se Button 29-vjeçar është pajtuar më një kontratë 3-vjeçare, që gjatë kësaj jave edhe do të zyrtarizohet nga të dyja palët.

Te skuderia e re Button do të ketë pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh, që është dyfishi i asaj që merrte te Brawn GP. Kjo e fundit në edicionin e ri do të jetë me emrin Mercedes GP, pasi Mercedesi ka blerë këtë skuderi dhe është larguar nga McLareni.

Krerët e Mercedes GP nuk janë pajtuar me kërkesat e Buttonit, që fitoi titullin e kampionit edicionin e fundit në Formula 1 dhe së shpejti pritet ta zëvendësojnë atë me një ngasës gjerman. Sipas burimeve jozyrtare thuhet se Mercedesi ia ka vënë syrin Nico Rosbergut.

“Button qysh javën e shkuar ishte në vizitë të McLareni dhe tashmë është pajtuar me kontratën e majme. Kjo shumë shpejt do të bëhet zyrtare”, ka thënë një burim brenda skuderisë McLaren.

Button te McLareni do të jetë së bashku me bashkëkombësin e tij, Lewis Hamiltonin, që njëherit do të përbëjnë tandemin më të fortë në botën e Formula 1 për edicionin 2010. Button dhe Hamilton janë kampionët e fundit në Formula 1 në dy vjetët e fundit.

“Drejtuesit e McLarenit janë shumë të gëzuar me këtë marrëveshje, pasi në radhët e tyre kanë dy kampionë të vërtetë”, ka thënë burimi i afërt me McLarenin. “Krahas kësaj në edicionin e ri McLaren do të garojë me dy ngasës britanikë dhe kjo është pozitive për Anglinë. Këta dy do të garojnë mes vete për titullin e kampionit, ndërsa ai i konstruktorëve qysh në edicionin 2010 do të jetë në duar të McLarenit”.

Skuderia e McLarenit edhe në edicionin 2008 në radhët e veta pati pasur tandemin e ngasësve Fernando Alonso – Lewis Hamilton, që nuk pati funksionuar mirë. Mirëpo, kësaj here të gjithë janë të bindur se suksesi i këtyre ngasësve është i pashmangshëm.

“Nuk do të jetë njësoj sikur me Alonson, tash është më ndryshe. Dy ngasës britanikë synojnë titullin e kampionit për vete dhe McLarenin”, tha zyrtari i McLarenit.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni