Home » Kampionati Spanjoll » Busquets: Barcës i mungojnë lojtarët fizik

Busquets: Barcës i mungojnë lojtarët fizik

busquets-barc-euml-s-i-mungojn-euml-lojtar-euml-t-fizik_hdSergio Busquets mendon se Barcelona është fizikisht e dobët, pas disfatës së tyre 1-0 nga Real Sociedadi gjatë të dielës.

Një autogol me kokë i Jordi Alba pas harkimit në zonë nga Sergio Canales bëri që Blaugranët ta fillojnë me disfatë vitin e ri, derisa edhe një herë pësuan gol nga ndalimet.

Edhe pse falë një loje që kombinonte topin në fushë (jo lojë ajrore) Barca gëzoi një sukses të madh viteve të fundit, Busquets beson se kjo tash është problemi kryesor i tyre.

“Ne nuk e kemi filluar vitin mirë. Njerëzit thonë se është normale të humbësh, por nuk është për ne”, ka thënë Busquets, transmeton Telegrafi.

“Ne nuk kemi lojtarë të fuqishëm fizikisht ose të gjatë dhe kjo na kushton neve në harkimet nga këndi”, ka shtuar spanjolli. /Telegrafi

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni