Home » Kampionati Shqiptar » Buqaj e ka lënë Vëllaznimin për Lirinë

Buqaj e ka lënë Vëllaznimin për Lirinë

buqaj futbollLuigj Buqaj ia ka kthyer shpinën skuadrës së futbollit Vëllaznimi dhe ka kaluar në radhët e Lirisë së Prizrenit. Buqaj ka firmosur kontratë 6 mujore me Lirinë.

“I kemi përfunduar me sukses të gjitha bisedat me Buqajn. Ai edhe formalisht do të nënshkruajë kontratë 6-mujore me mundësi vazhdimi’, ka thënë Hatmi Gashi, drejtor i KF Liria.

Buqaj një kohë ka qenë në Austri, mirëpo në pesë ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor ka bartur me sukses fanellën e skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova. “Do të jetë një futbollist i dobishëm për skuadrën tonë.

Ai, pos që luan në mesfushë, ka aftësi edhe të shënuesit, sidomos është i rrezikshëm nga ndërprerjet”, theksoi Gashi./botasot

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni