Home » Kampionati Botëror "Brazili 2014" » Bunjakut nuk i intereson Kampionati Botëror

Bunjakut nuk i intereson Kampionati Botëror

NuernbergNurnberg, 9 dhjetor – Sulmuesit të Nurnbergut, Albert Bunjaku, tash për tash “nuk i intereson” Përfaqësuesja e Zvicrës e “as” Kampionati Botëror që vitin tjetër mbahet në Afrikën e Jugut.
Bunjaku 26-vjeçar të martën për mediat gjermane ka deklaruar se është plotësisht i fokusuar te skuadra e Nurnbergut, që nuk i ka punët mirë në Bundesligë dhe pas 15 javëve ka mbledhur vetëm 12 pikë – renditet në pozitën e parafundit.
“Afrika e Jugut njëherë nuk është e rëndësishme për mua dhe tash për tash nuk e kam mendjen atje. Aktualisht më intereson skuadra, ndërsa edhe vetë duhet të përparoj në çdo ndeshje”, ka deklaruar Bunjaku. “Nuk kam shumë kohë që jam në Bundesligë. Gjithçka është e komplikuar dhe ende nuk kam asnjë lloj sigurie se do të jem pjesë e Zvicrës në Kampionatin Botëror”.
Me gjithë vështirësitë që po kalon Nurnbergu në Bundesligë, sulmuesi kosovar mbetet i qetë. Ai thotë se nëse të gjithë angazhohen maksimalisht, atëherë klubi do të dalë nga kjo krizë.
“Kemi bërë shumë gabime këtë edicion. Por nëse i lëmë pas vetes këto gabime dhe shikojmë përpara të motivuar, atëherë mund t’ia dalim mbanë dhe të mbledhim pikë në çdo ndeshje”, tha ai.
Bunjaku këtë edicion ka shënuar gjashtë gola në 11 paraqitje.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni