Home » Futboll » Buffon është në dyshim se do të mungojë kundër Bayernit

Buffon është në dyshim se do të mungojë kundër Bayernit

gianluigi-buffonSipas faqes zyrtare të Bianconerëve, portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është në dyshim për ndeshjen vendimtare në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munichut, e cila zhvillohet të martën mbrëma në Torino.

Më herët është njoftuar se Buffon doemos duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në meniskun e gjurit të majtë, mirëpo ai e ka shtyrë këtë procedurë duke dashur të jetë në derbin kundër Interit dhe në ndeshjen e të martës, e cila vendos nëse Juve do të kualifikohet në raundit tjetër të Ligës së Kampionëve.

Mëngjesin e të hënës, portieri italian u është nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore, të cilat kanë treguar dëmtim të meniskut anësor, ndërsa stafi mjekësor do të vendosë të martën nëse gardiani do të jetë në fushë.

Juventusi duhet të nxjerrë së paku një barazim nëse dëshiron të vazhdojë në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni