Home » NBA » Bryant shenon kurse La Lakers fiton me një pik epërsi

Bryant shenon kurse La Lakers fiton me një pik epërsi

kobe-bryantMilwaukee, 17 dhjetor – Kobe Bryant ka shënuar dy pikë në çastet e fundit të lojës shtesë për t’i siguruar skuadrës së tij LA Lakers fitore të mërkurën mbrëma në Milwukee.

Lakersat triumfuan pas lojës shtesë me 107:106. Bryant shënoi 39 pikë në këtë ballafaqim, përfshirë këtu shtatë në minutën e fundit të lojës shtesë.

Bryant pati rastin që të përfundoj ndeshjen në favor të skuadrës së tij në kohën e rregullt, mirëpo tentimi i tij nuk gjeti cakun. Por, superylli Bryant nuk e humbi rastin e dytë.

“Unë kam ndërruar mënyrën e gjuajtjes pas lëndimit të gishtit. Në gjuajtjen e parë në fund të kohës së rregullt, provova stilin e vjetër dhe topi nuk gjeti cakun. Kam qenë i zhgënjyer. Mirëpo, jam i lumtur që më erdhi edhe rasti i dytë dhe e shfrytëzova atë”, ka thënë Bryant.

Për Lakersat kjo ka qenë fitorja e 20-stë e stinorit karshi 4 humbjeve dhe së bashku me Bostonin janë skuadrat më të suksesshme këtë stinor në NBA.

Qendra spanjolle Pau Gasol ka ndihmuar fitoren e Lakersave me 26 pikë e 22 kërcime.
”Unë po mundohem të jem më aktiv. Unë po mundohem të përcjelli topin dhe ta kapi në vend se të pres që topi të vijë tek unë. Unë jam më aktiv se në të kaluarën dhe shpresoj të vazhdoj kështu”, ka thënë Gasol.

Për Milwukeen më efikasi ishte Michael Redd me 25 pikë, ndërsa turku Ersan Ilyasova shënoi rekord të karrierës 24 pikë.
“Unë e urrej kur humbas në përballje me Bryantin”, ka thënë Redd.

t: Rezultatet

Milwaukee – LA Lakers    106:107
(Redd 25 – Bryant 39)

Atlanta – Memphis    110:97
(Johnson 26 – Young 20)

Indiana – Charlotte    101:98
(Murphy 26 – Wallace 29)

Orlando – Toronto    118:99
(Lewis 21 – Bosh 20)

Philadelphia – Cleveland    101:108
(Iguodala 26 – James 36)

New Jersey – Utah    92:108
(Lopez 23 – Boozer 26)

Minnesota – LA Clippers    95:120
(Love 19 – Gordon 25)

New Orleans – Detroit    95:87
(West 32 – Stuckey 26)

Oklahoma C. – Dallas    86:100
(Westbrook 16 – Nowitzki 35)

Denver – Houston    111:101
(Anthony 38 – Brooks 23)

Sacramento – Washington    112:109
(Evans 26 – Arenas 33)

Golden State – San Antonio    91:103
(Ellis 35 – Duncan 27)

Shpërndaje:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • del.icio.us
  • TwitThis
  • Live
  • Postoje tek Ngjarjet
  • StumbleUpon
  • Technorati

Komentoni